Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë (DES) po vazhdon me intensitet të lartë ndërhyrjet në zonat e prekura nga vërshimet, duke aktivizuar kompanitë kontraktuese për pastrimin e rrugëve, pastrimin e prockave dhe sanimin e shtratit të Lumbardhit.
Punime janë realizuar në këto lokacione:
1. Rruga Prizren – Hoqë (te varrezat e qytetit)
2. Rruga Jeshkove
3. Rruga Tusuz
4. Rruga Bajram Curri
5. Rruga Prizren–Reçan
6. Tranziti i Ri
7. Lubizhdë – te fabrika e mishit
8. Hoqë e Qytetit – Lagjja Gurishte
9. Vlashnje
10. Tranziti i Vjetër
Ndërhyrjet po vazhdojnë pa ndërprerë për ta siguruar normalizimin e situatës dhe mbrojtjen e qytetarëve nga pasojat e vërshimeve.