Kryetari Shaqir Totaj mbajti sot takim të jashtëzakonshëm me Ekipin Emergjent Komunal lidhur me situatën e krijuar nga rrëshqitja e dheut në fshatin Lubinjë të Poshtme, me ç’rast u miratuan masat e menjëhershme për garantimin e sigurisë së banorëve të zonës.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës deri në normalizimin e plotë të situatës” – u shpreh Kryetari Totaj.