Kryetari Shaqir Totaj priti sot menaxherin e projektit DEMOS, Ertan Munoglu, dhe zëvendësmenaxherin, Shpend Emini, me ç’rast biseduan për progresin e deritanishëm në zbatimin e projekteve në kuadër të grantit të performancës komunale.
Gjatë takimit Kryetari Totaj prezantoi rezultatet e arritura deri më tani, si dhe prioritetet për mandatin e dytë, duke theksuar disa prej sfidave që vazhdojnë të ndikojnë në zhvillimin e komunës, përfshirë ato që burojnë nga zbatimi i kontratës kolektive dhe menaxhimi i financave publike.
Diskutuan gjithashtu edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes Komunës së Prizrenit dhe Helvetas, si në kuadër të projektit DEMOS, ashtu edhe përtej tij, me fokus të veçantë në fushat që lidhen me angazhimin e grave dhe grupeve të tjera në projektet zhvillimore.