Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (IKLG), ka publikuar raportin për Monitorimin e Konsultimeve Publike për vitin 2024, sipas këtij raporti Komuna e Prizrenit është vlerësuar ndër komunat më të suksesshme në vend sa i përket procesit të konsultimeve publike dhe transparencës me qytetarët.
Duke u bazuar në të dhënat e raporti, Komuna e Prizrenit ka arritur 100 pikë të plota për planifikimin e hershëm të konsultimeve publike, si dhe për hartimin dhe publikimin e raportit vjetor të konsultimeve publike, duke dëshmuar përkushtim të lartë në respektimin e procedurave dhe standardeve të kërkuara.
IKLG ka monitorimit të 26 komuna, janë evidentuar disa të dhëna të përgjithshme sa i përket mbledhjes së komenteve, komunikimit dhe adresimit të tyre, duke siguruar që proceset e pjesëmarrjes qytetare të jenë të hapura, të planifikuara dhe të monitoruara në mënyrë të rregullt.
Në këtë raport, dhjetë komuna janë vlerësuar me përmbushje maksimale të indikatorëve: Prizreni, Ferizaj, Gllogoci, Dragashi, Istogu, Lipjani, Podujeva, Malisheva, Mitrovica e Jugut dhe Graçanica.
Vlerësimi i lartë për Komunën e Prizrenit dëshmon angazhimin e institucioneve komunale për të forcuar transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
Raportin me të gjitha detajet mund ta gjeni në këtë vegëz: