Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
Public calls
Filter by category
Announcements
Announcements
Uncategorized
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
Public calls
Filter by category
Announcements
Announcements
Uncategorized

Funksioni Kuvendit

Funksionet e Kuvendit Komunal11.1 Kuvendi komunal miraton statutin dhe e ndryshon atë nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Statuti rregullon zbatimin e përgjegjësive të komunës ashtu si është përcaktuar me këtë Rregullore. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e statutit miratohet me më shumë se dy të tretat e anëtarëve të pranishëm në mbledhjen të cilët votojnë kur shqyrtohet propozimi i tillë. 11.2 Kuvendi i komunës i miraton rregullat e procedurës dhe mund t’i ndryshojë ato nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Rregullat e procedurës duhet të sigurojnë udhëheqjen dhe kontrollin,duke përfshirë kontrollin efikas financiar të administratës së komunës. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e rregullave proceduale miratohet nga më shumë se gjysma e anëtarëve prezentë që votojnë në mbledhjen ku shqyrtohet propozimi. 11.3 Kuvendi i komunës nuk mund ta bartë përgjegjësinë e vet për vendimet lidhur me: (a) Miratimin e buxhetit; (b) Miratimin e çështjeve të tjera financiare të cilat sipas statutit dhe rregullave të procedurës i janë lënë kuvendit; (c) Kompenzimet për anëtarët e zgjedhur; (d) Raportin vjetor; (e) Miratimin, ndryshimin dhe anulimin e ligjeve lokale; (f) Krijimin e komiteteve që kërkohen me këtë Rregullore; (g) Zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të komunës; (h) Emërimin e kryeshefit ekzekutiv; (i) Emërimin e bordit të drejtorëve; (j) Nivelin e pagesave dhe çmimeve; (k) Krijimin dhe përdorimin i simboleve, dekorimeve dhe titujve të nderit, në përputhje me rregulloret e Pushtetit Qendror; (l) Emërtimin dhe riemërtimin e rrugicave, rrugëve dhe vendeve të tjera publike; (m)Bërjen e planeve dhe marrëveshjeve në pajtim me kapitullin 1, neni 3.6. 11.4 Kuvendi komunal mund ta autorizojë ndonjë komitet të kuvendit, kryetarin e komunës ose kryeshefin ekzekutiv për të marrë vendime. Kuvendi i komunës mund t’i revokojë këto autorizime në çdo kohë. Kompetenca e ngarkuar mund të bartet edhe më tej brenda autoritetit të dhënë me këtë Rregullore. 11.5 Vendimi për emërtimin apo riemërtimin e çfarëdo rrugice, rruge apo vendi tjetër publik duhet të miratohet nga më së paku dy të tretat e anëtarëve të kuvendit komunal.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
Public calls
Filter by category
Announcements
Announcements
Uncategorized