Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
Public calls
Filter by category
Announcements
Announcements
Uncategorized
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
Public calls
Filter by category
Announcements
Announcements
Uncategorized

SHAQIR TOTAJ

Shaqir Totaj ka lindur në Prizren me 24 Dhjetor 1960, shkollën fillore dhe të mesmen i përfundoi në Prizren, për të vazhduar në universitet drejtimi Ekonomi në Universitetin e Prishtinës. Studimet pasuniversitare i ka ndjekur në Universitetin e Uashingtonit në fushën e Menaxhmentit dhe Lidershipit Ekzekutiv në Sektorin Publik. Gjithashtu, nga TADAT, programi special i FMN-së në Uashington DC, ai është çertifikuar si Ekspert Ndërkombëtar i Performancës së Administratës Tatimore. Totaj ka qenë pjesë e themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, ku vazhdoi punën për 20 vjet, duke mbajtur pozita të ndryshme drejtuese, menaxher i Zyrës Rajonale në Prizren dhe Pejë dhe menaxher i Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj në Prishtinë. Në të gjitha këto përgjegjësi ai ka punuar ngushtë me ekspertë ndërkombëtarë nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe BE-ja duke treguar profesionalizëm dhe integritet me rezultate shumë të mira. Për tetë vite ai ka udhëhequr klubin e basketbollit “Bashkimi” në Prizren, kohë kur ekipi për herë të parë u bë kampion i Kosovës pas luftës dhe u bë pjesë e garës për Ligën Ballkanike. Gjithashtu, ai ka shërbyer edhe si nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, duke ndihmuar sportin kosovar drejt arritjeve të mëdha siç është anëtarësimi në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit – FIBA. Së fundmi ai ishte anëtar ekzekutiv i bordit të Ligës së Përbashkët të Basketbollit Kosovë-Shqipëri (UNIKA). Ndër vite ai është marrë edhe me biznes. Që nga viti 2017 është pjesë aktive e politikës. Flet dhe shkruan rrjedhshëm tre gjuhë: shqip, anglisht, serbo-kroatisht dhe gjuhën e katërt, turqisht, në nivelin fillor. Ai jeton në Prizren me nënën, gruan e tij Fluturën dhe dy fëmijët e mrekullueshëm, tashmë të rritur, Elenën dhe Adonisin.

Përgjegjësit

-Kryetari përfaqëson Komunën dhe vepron në emër të saj;

-Udhëheq ekzekutivin e Komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyr administrimin
financiar të Komunës;

-Ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit të Komunës apo komiteteve të tij;

-Është përgjegjës për zbatimin e rregulloreve dhe vendimeve të miratuara nga Kuvendi i Komunës, administrimin financiar të Komunës dhe ekzekuton aktet e Kuvendit të Komunës;

-Emëron dhe shkarkon nënkryetarin e Komunës;

-Rekruton dhe largon udhëheqësin e Personelit në pajtim me ligjin e zbatueshëm për shërbimin civil;

-Në çdo kohë mund t’i propozojë drejtoritë që duhet t’i ketë Komuna;

-Emëron drejtorët e drejtorive të Komunës për të ndihmuar rreth kryerjes së detyrave të tij;

-Bën caktimin apo ndarjen dhe bashkërendimin e përkohshëm të punëve dhe përgjegjësive ndërmjet drejtorive sipas nevojës duke pasur për bazë lëmin apo projektin e caktuar;

-Emëron dhe shkarkon këshilltarët e tij të cilët i ndihmojnë atij për kryerjen e detyrave;
-Propozon rregullore apo akte të tjera për miratim në Kuvendin e Komunës;

-Propozon planin zhvillimor komunal, planet rregulluese dhe investuese, i propozon buxhetin vjetor për miratim Kuvendit të Komunës dhe e ekzekuton buxhetin e miratuar;

-Raporton para Kuvendit të Komunës për situatën ekonomikefinanciare të Komunës
dhe për zbatimin e planeve investuese të Komunës, së paku një herë në gjashtë muaj apo kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi i Komunës;

-Mund të kërkojë që Kuvendi i Komunës ta shqyrtojë ndonjë akt komunal që është
miratuar nga Kuvendi para hyrjes së tij në fuqi kur konsideron se akti cenon interesin e komuniteteve apo ligjvënien që është në zbatim;

-Kujdeset për zbatimin e dispozitave të Ligjit të Vetëqeverisjes Lokale dhe dispozitat tjera ligjore që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e komunave;

-Konsulton nënkryetarin e komuniteteve për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin pakicë;
-Aktivitetet tjera që i caktohen me Statut;

-Bashkëpunon me kryesuesin e Kuvendit për caktimin e rendit të ditës për mbledhje të Kuvendit dhe Kryen edhe të gjitha funksionet tjera të përcaktuara me ligje të veçanta dhe përgjegjësi tjera që caktohen nga Kuvendi i Komunës për kryetarin në pajtim me këtë Statut.

-Kryetari i Komunës, nga kompetencat e veta bie vendime, konkluzione, rekomandime dhe akte të tjera juridike nënligjore që janë në pajtim me sistemin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Posts
Page
News
Events
Public calls
Filter by category
Announcements
Announcements
Uncategorized