Komuna e Prizrenit shpall sot hapjen zyrtare të Fushatës Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore
Kjo fushatë komunale ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit, forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe krijimin e një komuniteti të sigurt për çdo qytetar.
Përmes aktiviteteve informuese, takimeve me qytetarë dhe bashkëpunimit me institucionet lokale, synojmë të promovojmë zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës dhe të ofrojmë mbështetje konkrete për personat e prekur.
Komuna fton të gjithë qytetarët, institucionet arsimore, shëndetësore dhe organizatat lokale të bashkohen në luftimin e dhunës ,për një shoqëri më të drejtë dhe më të sigurt.