Pas shqyrtimit të të gjitha ankesave rreth ndarjes së bursave për studentët nga komuna e Prizrenit për vitin akademik 2020/21, të cilat janë dorëzuar brenda afatit kohor, komisioni për shqyrtimin e ankesave ka marrë vendim për miratimin apo refuzimin e tyre.
Shqyrtimi i ankesave është bërë në bazë të kritereve të përcaktuara në konkurs dhe rishqyrtimit të të gjitha dokumentacioneve të secilës ankesë.
Studentët përfitues të bursës komunale duhet t’i sjellin kopjet e letërnjoftimit dhe kartelën e xhirollogarisë bankare në sportelin e kërkesave në Qendrën për Shërbime të Integruara – One Stop Shop, më së largu deri më datën 04.10.2021.
Përgjigjet për ankesat e miratuara apo të refuzuara nga komisioni për shqyrtimin e ankesave i gjeni këtu: https://prizren.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/09/Vendim-i-komisionit-per-ankesa-per-ndarjen-e-bursave-per-vitin-2020-2021.pdf