Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit, u mbajt sot konsultim publik me qytetarë për Projekt-Planin e Punës së Kryetarit të Komunës së Prizrenit për vitin 2023, organizuar nga anëtarët e grupit punues për hartimin e planit.
Ymer Berisha, Udhëheqës i Njësisë për Komunikim me Publikun, bëri hapjen e këtij konsultimi dhe theksoi se për herë të parë është duke u mbajtur një konsultim i tillë për Planin e Punës së Kryetarit sipas kërkesave ligjore për hartim të dokumenteve komunale. Dokumenti është fleksibil deri në datën e miratimit të tij ne Kuvend, ndaj ftoi të pranishmit dhe qytetarët e tjerë që të japin propozime apo sugjerime.
Plani ka dalë në konsultim publik me kohë dhe komentet për këtë plan, qytetarët mund t’i japin edhe gjatë ditëve në vijim.
Bashkim Gashi – qytetar, kërkoi që në projektet e drejtorisë për Shërbime Publike të parashihet rregullimi pjerrinave në institucione publike si dhe në ato private për persona me aftësi të kufizuara; rregullimi i rrugës që dërgon për në kalanë e qytetit; krijimi i mekanizmave për rritjen e transparencës; kujdes më të madh në matjen dhe rritjen e performancës.
Ndërsa, Flaka Bamja-Bytyqi nga zyra informative për turizëm, kërkoi që të përfshihet në drejtorinë e turizmit rregullimi i inventarit të zyrës informative si dhe punëtorët e kësaj zyreje të hynë në listë të pagave të zyrtarëve komunal.
Haziz Krasniqi, përgjegjës për konsultime publike në Komunën e Prizrenit foli për publikimin e planit që ka dalë në konsultim publik në ueb faqe si dhe në platformën e konsultimeve publike më 16.11.2022 dhe në konsultim publik do të jetë deri më 16.12.2022.
Komentet, sugjerimet apo vërejtjet, mund t’i dërgoni në këto e-mail-a: Ymer.Berisha@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net deri më 16.12.2022.
Ndërsa projekt planin mund ta gjeni të publikuar në ueb faqe:
https://prizren.rks-gov.net/…/planet-ne-konsultim-publik/
si dhe në Platformën e Konsultimeve Publike: