Kryetari Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Shoqatës Rinia Contact nga Gjeneva dhe të SHKA Agimi, të cilët në praninë e tij nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim zhvillimin e marrëdhënieve kulturore, artistike dhe njerëzore përmes shkëmbimeve, aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta.
“Mbështetja e vlerave kulturore dhe artistike ka qenë e vazhdueshme dhe e padiskutueshme, ndërsa këto bashkëpunime na gëzojnë pasi zgjerojnë mundësitë për shkëmbime kulturash dhe lidhje më të thella njerëzore. Urime e suksese!” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.