Kryetari Shaqir Totaj priti sot kryetarin e OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Gashi, përfaqësuesin e Shoqatës “Zona e Pashtrikut”, Xhemshit Krasniqi dhe Komandantin Selim Krasniqi, me ç’rast diskutuan për organizimin e përbashkët të ceremonisë së zbulimit të shtatores së Heroit të Kombit, ish-Komandantit të Zonës së Pashtrikut, Tahir Sinani.
Ceremonia do të mbahet më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit Kombëtar, për ta nderuar figurën e tij të lavdishme dhe historinë tonë të fuqishme.