Sot u mbajtën zgjedhjet komunale të Këshillit të Nxënësve në Prizren, me pjesëmarrjen e të gjitha shkollave të mesme të larta, ku prezent ishte edhe Kryetari Shaqir Totaj në këtë proces që u zhvillua në frymën e bashkëpunimit.
Me këtë rast Kryetari Totaj rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Prizrenit për Këshillin e Nxënësve. Pas prezantimit të planeve të punës, Kuvendi i Anëtarëve zgjodhi Kryesinë e re dhe përfaqësuesit në Këshillin e Nxënësve të Kosovës.
Kjo iniciativë u realizua me mbështetjen e Unicef Kosovo Programme, IOM Kosovo dhe Peacebuilding Fund, ndërsa u implementua nga KYC Kosova në bashkëpunim me Këshillin e Nxënësve të Prizrenit.