Sonte u mbajt edicioni i 22-të i Festivalit Ndërkombëtar të Stripit dhe Karikaturës, organizuar nga artisti i talentuar prizrenas, Gani Sunduri, i cili prej vitesh ka tejkaluar kufijtë kombëtarë me artin e tij.
“Ky festival, me vlerat e tij të veçanta artistike, e pasuron dhe e begaton Prizrenin në aspektin kulturor dhe meriton mbështetjen tonë të plotë institucionale” – u shpreh me këtë rast Kryetari Shaqir Totaj.