Me ftesë të Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në cilësinë e panelistit në tryezën e diskutimit me temën “Të drejtat e komunitetit boshnjak në Republikën e Kosovës – diskutim i përbashkët”, e cila u mbajt në Reçan.
Qëllimi i këtij takimi, ku i pranishëm ishte edhe Shefi i Sektorit për Drejtësi dhe Gjyqësor – Misioni i OSBE-së në Kosovë, Mark Laser, është vlerësimi i respektimit dhe promovimit të të drejtave të komunitetit boshnjak, të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, nga konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si dhe nga Ligji nr. 03/L-047 për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre.
“Takime të këtilla shërbejnë për dialog të hapur dhe konstruktiv mes përfaqësuesve institucionalë, komunitetit dhe organizatave të shoqërisë civile, me synimin për t’i identifikuar sfidat aktuale dhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta në praktikë” – u shpreh Kryetari Totaj.