Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ambasadoren e Kanadasë për Kosovë dhe Kroaci, Sh.T. Jessica Blitt, e cila shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
“Me këtë rast diskutuam për mundësi të reja të partneritetit dhe zhvillimet aktuale në vendin tonë. Gjithashtu, bëmë një shëtitje në pjesën historike të qytetit dhe vizituam kompleksin e Lidhjes së Prizrenit” – u shpreh Kryetari Totaj.