Kryetari Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (IKQL) dhe organizatës Active and Creative Youth (ACY), të cilët prezantuan raportin e auditimit social për katër projektet e realizuara nga Granti i Performancës për vitin 2023, që Komuna e ka fituar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe donatorët – një hap i rëndësishëm që ka dëshmuar përkushtimin për qeverisje të mirë, transparente dhe të orientuar drejt qytetarit.
Auditimi ka përfshirë monitorim në terren, analizë të investimeve dhe vlerësim të transparencës komunale. Raporti përfundimtar, i dorëzuar sot, ofron gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e proceseve dhe forcimin e llogaridhënies.
“Takime të tilla ndihmojnë në rritjen e transparencës dhe avancimin e qeverisjes lokale në shërbim të qytetarëve” – tha Kryetari Totaj.