Avancimi i bizneseve për zhvillim në fushën digjitale është e tashmja dhe e ardhmja që përkthehet në zhvillim ekonomik si dhe është i domosdoshëm!” – u shpreh sot Kryetari Shaqir Totaj në ITP (Innovation and Training Park) në Prizren, gjatë takimit të tipit “Business Breakfast”, me përfaqësuesit e shoqatave prizrenase të bizneseve, përfaqesuesit e ITP-së e GIZ-it, si dhe të provajderit të trajnimeve “Cacttus Education e Skills Factory”, me ç’rast u paraqitën mundësitë për ngritjen e kapaciteteve digjitale te bizneseve.
“Si përkrahës i komunitetit të biznesit dhe fuqizimit ekonomik të Komunës së Prizrenit, përmes sektorit privat, u zotova për përkrahje maksimale institucionale të kësaj çështjeje” – theksoi Kryetari Totaj.