Bazuar në vazhdimësinë e reshjeve të shiut në territorin e Komunës së Prizrenit, sot Kryetari Shaqir Totaj mori vendim për themelimin e Shtabit Emergjent, me qëllim të garantimit të gatishmërisë së plotë ndaj situatës së krijuar.
Ky shtab do të jetë i angazhuar 24 orë dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e pasojave që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura atmosferike.
Apelojmë për kujdes të shtuar, veçanërisht në komunikacion, dhe ju lutemi që në çdo rast urgjence të kontaktoni numrat e mëposhtëm:
112 – Linja e Emergjencës
194 – Ndihma e Shpejtë
192 – Policia
193 – Zjarrfikësit
0800 791 99 – KEDS
Qëndroni të sigurt dhe të informuar!
