Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Shoqatën e Bjeshkatarëve ”Haxhi Bedridin Isaja” kanë ndërmarrë sot një aksion për pastrimin e hapësirës së parkingut publik pas Shtëpisë së Bardhë në Prizren që synon ta përmirësojë mjedisin dhe të kontribuojë në ruajtjen e pastërtisë në këtë zonë të frekuentuar të qytetit.
Në këtë aksion, ku mori pjesë drejtori i DTZHE-së, Ramadan Tarashaj e shumë vullnetarë, u bë e ditur se aksione të këtilla do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të qytetit dhe të rrethinës.



