Punimet për rregullimin e infrastrukturës dhe renovimin e objektit të Stacionit të Autobusëve në Prizren po vazhdojnë me intensitet të shtuar. Ky projekt përfshin:
– Renovimin e objektit të vjetër të stacionit të autobusëve në Prizren
– Fasadimin e mureve të brendshme dhe të jashtme të objektit
– Ndërrimin e dyerve dhe dritareve
– Izolimin e kulmit ekzistues
– Ndërtimin e objektit të ri të pritores së autobusëve
– Rregullimin e hotelit dhe restorantit ekzistues brenda stacionit
– Instalimin e të gjitha sistemeve të reja makinerike, elektrike dhe ujësjellës–kanalizim