Pikërisht në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, që festohet çdo vit më 22 nëntor për ta përkujtuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve, Prizreni u freskua sonte me edicionin e tretë të Festivalit Folklorik “Sofra Prizrenase”, organizuar nga AVK “Lidhja e Prizrenit”.
“Ky festival i këndshëm, i vendosur në zemër të qytetit të festivaleve, sjell gjallëri, traditë dhe kulturë në një periudhë të veçantë të vitit, duke e pasuruar edhe më shumë jetën kulturore të Prizrenit” – u shpreh Kryetari Totaj.