Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, OJQ HANDIKOS – Prizren, në bashkëpunim me shkollën “Lekë Dukagjini”, organizuan aktivitet sensibilizues me qëllim promovimin e gjithëpërfshirjes, rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjen për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara.
“Krijimi i një ambienti të përshtatshëm dhe të barabartë për të gjithë fëmijët, si një përgjegjësi e përbashkët e shoqërisë sonë, është i domosdoshëm. Edukimi i brezave të rinj me vlera njerëzore, respekt mirëkuptim është çelësi për të ardhme më të ndritur. Secili individ ka vlerat e kontributin e vet unik, dhe për këtë arsye meriton vend të barabartë në shoqëri” – tha me këtë rast Kryetari Shaqir Totaj.