Komunës së Prizrenit
Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve në Komunën e Prizrenit, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar sot asfaltimin e një segmenti rrugor prej 160 metrash, në afërsi të QMF-së në Gjonaj. Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore mbetet prioritet i Komunës së Prizrenit, me synim lehtësimin e qasjes dhe përmirësimin e lëvizjes për qytetarët. #Prizreninëpunë
Kryetari Shaqir Totaj priti sot pianisten e talentuar prizrenase, Riola Susuri, e shoqëruar nga profesoresha e saj, Besarta Guri Bobaj. Pas sukseseve të shumta në gara dhe paraqitje ndërkombëtare e vendore, ajo do të marrë pjesë si “Special Guest Artist” në koncertin gala të “International Piano Ballkan Academy”, në kuadër të WPTA Spain International Piano […]
Kryetari Shaqir Totaj mirëpriti sot një delegacion nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të udhëhequr nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, në kuadër të fushatës vetëdijesuese “Auditimi në shërbim të qeverisjes së mirë – Roli dhe ndikimi i ZKA-së”, me ç’rast diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për vazhdimin e marrëdhënieve të mira e […]