Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili dhe Konsullin e Përgjithshëm turk në Prizren, Celal Dogan, morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për bletarët që morën pjesë në “Programin e Zhvillimit të Bletarisë së Qëndrueshme – Trajnimin e Metodave për Menaxhimin e Sëmundjeve dhe Dëmtuesve të Bletëve”, të organizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Lidhjen e Bletarëve të Kosovës.