Në këtë ditë të veçantë kombëtare, Kryetari Shaqir Totaj vizitoi edhe degën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, të cilët kishin organizuar koktej solemn për t’i përkujtuar dhe nderuar të rënët në luftën e lavdishme, aktivitet i cili ishte moment reflektimi për sakrificën sublime të dëshmorëve dhe ruajtjen e kujtesës kombëtare.
“Përkushtimi dhe angazhimi për të ruajtur vlerat e luftës mbetet detyrë e përbashkët dhe përkujtime të tilla forcojnë unitetin dhe frymën patriotike ndër breza. Lavdi!” – u shpreh Kryetari Totaj.