Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav, vizituan sot shkollën e re në Lagjen “Dardania” në Prizren – projekt i financuar nga BE-ja dhe i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Shkolla posedon 24 dhoma mësimi, kabinete, laboratorë, hapësira për parashkollorë, sallë të edukatës fizike si dhe hapësirat e zyrave administrative për personelin mësimor.