Të nderuar tatimpagues,
Afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më 30 prill 2025.
✅ Pagesa me kohë ju shmang:
- Gjobën prej 10% të këstit të parë.
- Interesin prej 0.65% në muaj për vonesat.
💡 Nëse keni detyrime të papaguara, mund të lidhni kontratë për pagesë me këste duke vizituar zyrën e tatimit në pronë.
⚠ Mos pagesa e tatimit mund të çojë në masa të mbledhjes së detyrueshme, duke përfshirë pezullimin e shërbimeve komunale dhe përmbarimin përmes përmbaruesve privatë.
📍 Ku mund të paguani?
- Me e-banking ose në sportelet e bankave të licencuara.
- Në Zyrën Postare apo institucione të tjera të autorizuara.
- Përmes platformës elektronike e-Kosova
- Nëse nuk jetoni në Kosovë, shfrytëzoni alternativa tjera të pagesës.
🔹 Mos e lini për ditën e fundit – evitoni shpenzime shtesë!
Komuna e Prizrenit
Drejtoria per buxhet dhe financa
Departmenti i Tatimit në Pronë