Në kuadër të procesit të “Buxhetimit me Pjesëmarrje”, banorët e Hoçës së Qytetit dhe të Mushnikovës votuan për projektet që do të financohen nga Komuna e Prizrenit.
Në Hoçë të Qytetit banorët votuan për “Ndërtimi i sallës sportive”. Ndërsa, në Mushnikovë, projekti i miratuar është “Renovimi-zgjerimi i objektit të Shtëpisë së Kulturës tek xhamia”.
Këto projekte, që kanë ardhur si rezultat i kërkesave dhe propozimeve të qytetarëve, do të realizohen me mbështetje të plotë nga Komuna e Prizrenit, duke garantuar ndikim pozitiv në jetën e përditshme të komunitetit.
Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë!














