📍Sot, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) organizoi takim publik për diskutimin e Qarkores së Parë Buxhetore 2026/01 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2026–2028.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga bizneset, OJQ-të, shoqëria civile, klube sportive e artistike, fermerë dhe qytetarë.
Qëllimi kryesor ishte përfshirja e qytetarëve në procesin e planifikimit të buxhetit dhe sigurimi i përmbushjes së kërkesave të komunitetit për vitet 2026-2028.
Pjesëmarrësit kishin mundësinë të japin sugjerime dhe komente për dokumentin që është i hapur për konsultim publik deri më 9 qershor 2025.
Komentet mund të dërgohen në e-mail-at e zyrtarëve: Sulltan.Badalli@rks-gov.net, Halil.Lika@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net.Ky takim ofron mundësi që qytetarët të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e Komunës dhe të sigurojnë që nevojat e tyre të reflektohen në planifikimin e buxhetit të ardhshëm.