Kryetari Shaqir Totaj mirëpriti sot Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj, me rastin e 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – një nga momentet më madhore të historisë sonë kombëtare.
Me këtë rast përkujtuan të parët tanë që ndërtuan themelet e shtetit shqiptar dhe diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes shqiptarëve në të gjitha trojet, duke e konsideruar unitetin kombëtar si çështje kyçe për zhvillim dhe stabilitet.
#LidhjaePrizrenit147#PrizreniHistorik#UnitetiKombëtar#ShqiptarëtBashkë