Të nderuar qytetarë,
Ju rikujtojmë me agjendën e aktiviteteve që do të organizohen nesër, për nder të 147-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Njëkohësisht, ftoheni të merrni pjesë në një mbrëmje të veçantë artistike, ku do të shfaqet koncert madhështor vokalo-instrumental, me pjesëmarrjen e:
Orkestrës së Harqeve dhe Solistëve
të Qendrës së Artit dhe Kulturës nga Elbasani
Mysafir Special: Tenori i njohur Kastriot Tusha
Data: E martë, 10 qershor 2025
Ora: 20:00
Vendi: Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren