Nënkryetari Kujtim Gashi nënshkroi sot Marrëveshjen e Bashkëfinancimit me Zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, për projektin “Zhvillimi i Shtigjeve për Turizëm, Kulturë dhe Rekreacion në Kalanë e Prizrenit”.
Ky projekt ka për qëllim forcimin e potencialit turistik të Prizrenit përmes zhvillimit të infrastrukturës së shtigjeve për vizitorë, duke ofruar mundësi të reja për rekreacion dhe promovim të trashëgimisë kulturore.
Investimi do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vizitorëve, përmirësimin e përvojës turistike dhe ruajtjen e vlerave historike të njërës prej pikave më ikonike të qytetit – Kalasë së Prizrenit.
Ky është një hap konkret drejt zhvillimit të qëndrueshëm kulturor dhe ekonomik të rajonit tonë.


