Sot, në sallën e asamblesë të Komunës së Prizrenit u mbajt konsultimi publik në kuadër të projektit EMPOWERED – Përfshirja e Personave me Aftësi të Kufizuara, organizuar nga PREDA Plus dhe Komuna e Prizrenit.
Pjesëmarrës në këtë konsultim ishin kryetari i Komunës z. Shaqir Totaj dhe nënkryetari z. Kujtim Gashi, të cilët bashkë me përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile dhe qytetarë diskutuan mbi përfshirjen dhe nevojat e PAK-ut.
Kryetari Totaj theksoi rëndësinë e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara si detyrë e secilit prej nesh dhe prioritet i komunës sonë.”
Qëllimi i takimit ishte mbledhja e ideve dhe propozimeve për politika sa më gjithëpërfshirëse dhe një mjedis më të qasshëm për të gjithë.
#Prizren#PAK#Empowered#PREDAPlus#Gjithëpërfshirje#KonsultimPublik#Përfshirje#KomunaePrizrenit#PrizreninëPunë


