Kisha kënaqësinë t’i pres sot përfaqësueset e projektit rajonal të GIZ-it – Agjenda e Gjelbër, Susanne Kempf, Ana Zhibaj e Rudina Qerimi, si dhe përfaqësuesn e projektit “Kosovo for green”, Erzana Çarkaxhija.
Gjatë takimit shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit për adaptimin me ndryshimet klimatike në Ballkanin Perëndimor e mbështetjen e vazhdueshme të GIZ-it në këtë çështje, si dhe diskutuam për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe ndikimin direkt në jetën tonë.