Kryetari Shaqir Totaj paraqiti sot raportin për punën gjashtëmujore të ekzekutivit të Komunës së Prizrenit, për periudhën 1 janar – 30 qershor 2025.
Në këtë takim të hapur në sallën e Asamblesë Komunale dhe njëkohësisht të transmetuar “live” përmes mediave Kryetari Totaj ndau me qytetarët të arriturat në gjashtëmujorin e parë të vitit, të cilat përfaqësojnë një punë të vazhdueshme dhe të përkushtuar në të gjithë sektorët.
Së shpejti, raporti i plotë do të botohet dhe publikohet në platformat digjitale të Komunës, për të qenë i qasshëm për të gjithë qytetarët.
“Ky raportim është pjesë e angazhimit për transparencë, llogaridhënie dhe ndërtim të besimit me qytetarët tanë si dhe jam i bindur se vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe përfshirjes aktive të qytetarëve mund ta rrisim cilësinë e qeverisjes lokale dhe ta përmirësojmë përditshmërinë e secilit prej nesh. Në këtë takim dëgjuam kërkesa, sugjerime dhe komente nga qytetarët e pranishëm, të cilët i ftova të vazhdojnë të jenë pjesë aktive në dëgjimet buxhetore që organizojmë rregullisht – një hap tjetër për ta ndërtuar Prizrenin së bashku. Faleminderit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme!” – u shpreh Kryetari Totaj.
Komuna e Prizrenit mbetet e përkushtuar në zbatimin e standardeve të transparencës, pjesëmarrjes qytetare dhe llogaridhënies, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, Ligjin për Qasjen në Dokumente Publike dhe Udhëzimet Administrative për Administratë të Hapur në Komuna.
Raporti i detajuar gjashtëmujor do të publikohet së shpejti në webfaqen zyrtare të komunës: https://prizren.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/07/Raporti-i-punes-Janar-Qershor-2025.pdf