Kryetari Shaqir Totaj mirëpriti sot pianisten 11 vjeçare nga Prizreni, Hira Haxhibeqiri, e cila më 1 gusht 2025 do të ngjitet në skenën madhështore të Castello di Lunghezza në Romë, si pjesë e festivalit të njohur “I Concerti del Tempietto”, që organizohet nga Piano Balkan Academy “S.Thalberg”. “I dëshiroj suksese Hirës dhe mbetemi të angazhuar në mbështetje të artistëve të rinj” – u shpreh Kryetari Totaj me këtë rast.