Në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2026, dje u mbajtën dëgjime publike në Vlashnje, me banorët e fshatrave: Hoçë e Qytetit, Jeshkovë, Malësi e Vërrinit, Poslisht, Billushë, Kobaj, Grazhdanik, Nashec, Muradem, Atmaxhë dhe Vlashnje; dhe në Zhur, me banorët e fshatrave: Vërmicë, Shkozë, Dobrusht dhe Zhur.
Kërkesat dhe propozimet e banorëve do të shqyrtohen nga drejtoritë komunale dhe do të merren parasysh gjatë procesit të hartimit të buxhetit për vitin 2026.
Raporti dhe procesverbali i takimeve do të publikohen në ueb faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit (https://prizren.rks-gov.net/degjimet-buxhetore/?tax=), në rubrikën “dëgjime buxhetore”.
Të dhëna për projekt buxhetin e komunës së Prizrenit mund të gjeni në këtë vegëz: https://prizren.rks-gov.net/degjimet-buxhetore/?tax=projekt-buxheti , ndërsa kalendarin dëgjimeve buxhetore mund ta gjeni në këtë rubrikë: https://prizren.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/06/Kalendari-i-degjimeve-buxhetore-publike-me-qytetare-per-buxhetin-e-vitit-2026-final-PDF-SCAN-1.pdf .