Në përvjetorin e 27-të të rënies heroike të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ylber dhe Albrim Fanaj, sot u bënë homazhe në nderim të tyre në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.
“Kujtimi për ta mbetet i gjallë dhe frymëzim për brezat që vijnë. Lavdi jetës dhe veprës së tyre!” – u shpreh me këtë rast Kryetari Shaqir Totaj.