Kryetari Shaqir Totaj priti artisten e qeramikës nga Ministria e Turizmit dhe Kulturës e Republikës së Turqisë, Meryem Buhari, e cila e ka vizituar për herë të parë Prizrenin në vitin 2011, duke mbajtur disa kurse për gratë, ndërsa, kësaj radhe dhuroi një pikturë të punuar në qeramikë me motive nga qytetit ynë i lashtë, për të cilën gjë Kryetari Totaj e falënderoi dhe i dëshiroi qëndrim të këndshëm në Prizrenin e artit.