Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot Memorandum Bashkëpunimi me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), me ç’rast do të koordinohen aktivitetet me interes të ndërsjellë për ta përmirësuar planifikimin urban të qëndrueshëm ndaj ndryshimeve klimatike në territorin e Komunës së Prizrenit.
Ky memorandum përshkruan kornizën e bashkëpunimit në kontekstin e programit Circular Urban Development – Kosovo4Green, mandatuar nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), bashkëfinancuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) dhe i zbatuar nga GIZ-i.