Kryetari Shaqir Totaj priti sot zëvendësdrejtoreshën e programit “Democracy Journey” nga organizata Democracy International, me seli në Washington D.C, Elizabeth Bleuer me bashkëpunëtore, takim i cili shënoi fazën përgatitore të vizitës që një delegacion amerikan pritet ta realizojë në Kosovë në fund të këtij viti, me qëllim të njohjes më të thellë me rrugëtimin demokratik të vendit tonë – që nga koha e rezistencës paqësore, luftës për liri, ndërtimit të institucioneve demokratike dhe trashëgimisë sonë të pasur kulturore e historike.
Me këtë rast Kryetari Totaj shprehu mbështetjen e plotë për këtë iniciativë dhe gatishmërinë e Komunës së Prizrenit për të qenë pjesë aktive e programit rajonal, duke ndarë përvojat e mira të qytetit tonë në promovimin e diversitetit, trashëgimisë kulturore, turizmit të qëndrueshëm dhe bashkëjetesës ndërkulturore.