Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Izmirit, Cemil Tugay, drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik i Komunës së Prizrenit, Ramadan Tarashaj, së bashku me zyrtarë të komunës, morën pjesë në Panairin e 94-të Ndërkombëtar të Izmirit, i cili po mbahet nga data 29 gusht – 9 shtator 2025.
Ky panair është një ndër ngjarjet më të rëndësishme në rajon që mbledh qytete nga Ballkani dhe më gjerë, duke u bërë një platformë e fuqishme për promovimin e turizmit, kulturës, bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Pjesëmarrja e Komunës së Prizrenit në këtë aktivitet është hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve si dy qytete të binjakëzuara, krijimit të mundësive të reja të bashkëpunimit dhe promovimit të potencialit të pasur kulturor e turistik të qytetit tonë.