Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me Qendrën për Edukimin Profesional “KOMEK” nga Turqia, hapin përsëri konkursin për regjistrimin e vajzave dhe grave në kurset e “KOMEK”-ut nga data 10.09.2025 deri më 19.09.2025.
Kurset organizohen për aftësime në zanate dhe punime dore:
1. Dizajne për veshje (Moda),
2. Mefrushat,
3. Djegie në dru,
4. Reliev në letër,
5. Dizajnimi i bizhuterisë dhe
6. Qëndisje në fjongo.
Të interesuarat kanë të drejtë të marrin pjesë në vetëm një lloj të kursit.
Aplikimi bëhet pranë zyrave të Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik (objekti i Beledijes) nga ora 08:00 deri në orën 16:00, ditëve të punës.