Sot u përurua shkolla e re “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në fshatin Mazrek – investim i rëndësishëm në të ardhmen e fëmijëve tanë dhe zhvillimin e arsimit në këtë zonë të Hasit. Kjo shkollë moderne përfshin 13 klasa mësimi, 2 klasa për fëmijët parashkollorë, 2 laboratorë të pajisur, bibliotekë dhe ambiente të dedikuara për stafin shkollor.
Institucion i ri shkollor ofron kushte të denja për nxënësit dhe mësimdhënësit si dhe ka krijuar mjedis të favorshëm për mësim dhe zhvillim personal.