Kryetari Shaqir Totaj priti në takim përfaqësuesit e GIZ Kosova dhe bashkëpunëtorët e projektit Kosovo4Green, me qëllim të përditësimit të informacioneve mbi procesin e planifikuar për hartimin e “Masterplanit për Hapësira Publike për Komunën e Prizrenit”.
Ky plan synon zgjerimin dhe funksionalizimin e hapësirave të gjelbra në qytet si dhe krijimin e një rrjeti të qasshëm që mundëson lidhjen sa më të lehtë nga një park në tjetrin. Rezultati i pritshëm është rritja e cilësisë së jetës për qytetarët, përmes ecjes së këndshme, qasjes më të mirë dhe hapësirave publike më funksionale.