Ekipet e mirëmbajtjes së “Eko Regjion-it” kanë vazhduar edhe sot aksionin për pastrimin e kanalit kullues në Marash, duke larguar mbeturinat, baltën dhe materialet e grumbulluara, me qëllim parandalimin e bllokimeve e përmbytjeve të mundshme si dhe rikthimin e pamjes se hijshme në këtë oazë të gjelbër në qendër të Prizrenit.