Kryetari Shaqir Totaj priti sot në një takim njoftues ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, të cilën fillimisht e informoi për karakteristikat e veçanta të Komunës së Prizrenit si dhe ia shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj vendit tonë.
Ambasadorja Laaksonen u zotua se Finlanda do të vazhdojë ta mbështesë Prizrenin në fusha me interes të përbashkët, sidomos në zhvillimin ekonomik dhe kulturë.