Kryetari Shaqir Totaj paraqiti sot para qytetarëve raportin për punën dhe angazhimin ekipor gjatë këtij viti (2025).
Në kuadër të këtij takimi publik u prezantuan në mënyrë të përmbledhur arritjet njëvjeçare të qeverisjes komunale, ndërsa theksi kryesor iu kushtua dëgjimit të kërkesave dhe propozimeve konkrete të qytetarëve, të cilat përbëjnë bazën e vendimmarrjes me synim rritjen e cilësisë së jetës në të gjitha fushat.