Kryetari Shaqir Totaj priti sot kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Valon ef. Ibrahimi, kryeimamin Orhan ef. Bislimaj si dhe bashkëpunëtorët e KBI-së, me të cilët zhvilluam takimin e parë për këtë mandat. Me këtë rast, u rikonfirmua bashkëpunimi i ndërsjellë, duke shprehur gatishmërinë të dyja palët për thellimin e tij në shërbim të interesit të përbashkët dhe komunitetit.