Kryetari Shaqir Totaj priti sot Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sh.T. Sabri Tunç Angılı, me ç’rast u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë e bashkëpunimit si dhe u diskutuan mundësitë për zgjerimin e tyre në të gjitha fushat, në të mirë të qytetarëve dhe zhvillimit të Komunës së Prizrenit.